Muharremi i reagon Abdixhikut: LDK pa Avdullah Hotin, ma mirë mos me ekzistu hiç

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas publikimit të bisedave në viber në mes të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut dhe ish kryeministrit nga kjo parti, Avdullah Hotit. Analisti ka dhënë një analizë të tijën se si do të dukej rruga e duhur për LDK-në duke shtuar se kjo parti pa Avdullah Hotin është më mirë…

Lajme

01/04/2025 16:35

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas publikimit të bisedave në viber në mes të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut dhe ish kryeministrit nga kjo parti, Avdullah Hotit.

Analisti ka dhënë një analizë të tijën se si do të dukej rruga e duhur për LDK-në duke shtuar se kjo parti pa Avdullah Hotin është më mirë të mos ekzistojë fare.

Muharremi ka thënë se rruga e duhur është të bësh edhe atë që jo gjithmonë të pëlqen, pra që kryetari Abdixhiku të dëgjojë edhe mendimet e të tjerëve.

“LDK pa Avdullah Hotin, ma mirë mos me ekzistu hiç. “Rruga e Duhur” me gjasë ky slogan i përshtatet më së miri gjendjes aktuale në LDK. Edhe ashtu e kuptojnë mirë, se kanë kaluar nëpër “Rrugën e Re”. E “Rruga e Duhur” nënkupton me bë atë që duhet, jo domosdoshmërisht atë që na pëlqen. Jo atë që ne mendojmë se është mirë në kokën tonë. Rrugë e Duhur nënkupton kompromis. Me e pa edhe tjetrin, me e dëgju mendimin tjetër, me pranu që ndonjëherë nuk e kemi krejt të drejtën. Kompromisi është ai që na shtyn përpara”, ka thënë Muharremi.

Postimi i tyre i plotë: