Muharremi: Deri në 2021 ka pas stabilitet në çmime, sot 40% më të larta krahasuar me atëherë
Opinionisti Shenoll Muharremi ka nxjerrë një grafikon me të dhëna të çmimeve (të importuara)ku deri në 2021 thotë se ka pasur stabilitet – por, se prej nga ai vit çmimet kanë shkuar deri në 40% më të larta. “Sot çmimet mesatare të importit janë afër 40% më të larta se në vitin 2021. Kjo është…

Lajme
Opinionisti Shenoll Muharremi ka nxjerrë një grafikon me të dhëna të çmimeve (të importuara)ku deri në 2021 thotë se ka pasur stabilitet – por, se prej nga ai vit çmimet kanë shkuar deri në 40% më të larta.
“Sot çmimet mesatare të importit janë afër 40% më të larta se në vitin 2021. Kjo është arsyeja pse importi dhe deficiti tregtar janë në kulm. Në katër muajt e parë të këtij viti kemi gati 2 miliardë euro deficit tregtar në mallra”, tha ai.
Postimi i plotë i tij:
y grafikon që e gjenerova nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregon realitetin ekonomik. Fjala është për Indeksin e çmimeve të importit i cili është rritur vazhdimisht pandalshëm.
-Deri në vitin 2021 kemi pasur një farë lloj stabiliteti.
-Pastaj kemi pasur vitet e inflacionit global 2021 dhe 2022.
-Por ndryshe nga vendet tjera, pas krizës globale çmimet nuk janë janë stabilizuar por kanë vazhdu me u rritë vazhdimisht.
Sot çmimet mesatare të importit janë afër 40% më të larta se në vitin 2021. Kjo është arsyeja pse importi dhe deficiti tregtar janë në kulm. Në katër muajt e parë të këtij viti kemi gati 2 miliardë euro deficit tregtar në mallra.
Çka do të thotë kjo në praktikë?
-Nuk është rritur prodhimi, as konkurrenca vendore.
-Nuk kemi rritje reale cilësore ekonomike.
-Vetëm janë shtrenjtuar mallrat që po i fusim në Kosovë.
E qytetari dhe familjet po e paguan këtë faturë ndoshta duke marrë borxhe për konsum të përditshëm.
Rritja e çmimeve të importit tregon se konkurrenca e prodhuesve dhe bizneseve vendore është shumë e dobët.
Ata nuk po arrijnë me ndiku në stabilizimin e tregut. Qytetari është nën mëshirën e çmimeve të importit, e askush nuk po e mbron.
Prandaj, jo vetëm që nuk duhet me i bë presion me kosto astronomike të energjisë, përkundrazi:
-Duhet me fuqizu prodhimin vendor maksimalisht
-Me i rritë kapacitetet e prodhuesëve sa më shumë
-Me mbrojtë bizneset vendore, jo me goditë
Pa konkurrencë vendore, nuk ka stabilitet ekonomik.
E qytetari gjithmonë ka me pagu faturën më të shtrenjtë.
