Muhamed Ali në skulpturën prej druri (Foto)
Artisti nga Nju Xhersi, James O’Neal ka krijuar një skulpturë të Muhamed Ali, një punë që i morri atij plot 6 muaj për ta përfunduar.
ShowBiz
TMZ ka publikuar dhe fotot ekskluzive të skulpturës. Kjo vepër vjen pas adhurimit për ikonën e boksit, i cili u largua këtë vit nga jeta. Ai mendoi se pema e arrës që preu së fundmi ishte perfekte për skulpturën.
Megjithatë kjo nuk është puna e tij e parë, pasi më herët O’Neal ka bërë dhe skulpturën e Conor McGregor.
Kështu që, kush do të jetë tjetri? O’Neal ka thënë se do të dëshironte të ishte një femër, por jo Ronda Rousey./ Top Channel