“Muffins” me proshutë dhe djathë për mëngjes

Mëngjes i lehtë dhe i shijshëm...

Lifestyle

12/12/2017 08:37

  • 1 ¼ filxhani miell të bardhë
  • ¼ filxhani sheqer
  • 2 lugë çaji pluhur pjekje
  • ½ lugë çaji sodë bikarboni
  • ½ luge çaji kripë
  • 1 filxhan qumësht
  • 2 vezë
  • 1 filxhan proshutë të grimcuar
  • ½ filxhani djathë të bluar
  • ¼ filxhani qepë të grira imët
  • ½ filxhani misër (i ëmbël)
  • pluhur pjekje
  • lugë çaji sodë bikarboni
  • pak vaj

Në një enë të madhe përzieni miellin, misrin, sheqerin, pluhurin për pjekje, sodën bikarbone dhe kripën. Në enën tjetër shtoni qumshtin, vezët dhe vajin. Pastaj përbërësit e dy enëve i bashkoni dhe përzieni. Në të shtoni proshutën, djathin, qepën dhe përbërës tjerë sipas dëshirës. Me brumin e përgatitur mbushni kallëpet për muffin-et deri në ¾ dhe pjekni në furrë derisa të skuqen. Pasi të piqen i nxjerrni nga kallëpet dhe i leni të ftohen. /Lajmi.net/