MTI gjobit marketin ‘Super Viva”, vendosi flamuj të Kosovës në produkte serbe

Marketet po mashtrojnë qytetarët rreth prejardhjes së produkteve për t’i vendosur flamurin e përkatësisë së vendit të prodhimit.

Lajme

24/01/2019 13:00

Lajmi.net sot ka raportuar se dy rrjete të marketit INTEREX dhe MAXI, në lagjen 4 Llullat kanë vendosur flamuj të Brazilit dhe të Kosovës në produkte të Serbisë.

Inspektoratit të Tregut nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, kanë inspektuar marketin ‘Super Viva’ në rrugën ‘Nazim Gafurri’, rrugës për në Gërmi, në të cilin kanë gjetur produkte të Serbisë në bazë të të cilave është vendosur flamuri i Kosovës.

Lajmi.net ka siguruar dokumentacionin e Inspektoratit të Tregut ku shihet edhe gjendja e konstatuar nga vet Inspektorët.

“Subjekti afarist ‘Super Viva’ Sh.P.K. me seli në rrugën ‘Nazim Gafurri’ është inspektuar nga Inspektorati i Tregut të MTI-së, dhe u konstatua kjo gjendje: Subjekti në fjalë ka vendosur Flamurin e Republikës së Kosovës pranë produkteve me origjinë të Serbisë, produkti në fjalë është ‘Noblice’ Keks” thuhet në raportin e Inspektoratit të Tregut.

Kujtojmë, se dënimi për një shkelje të tillë mund të shkojë deri në 20.000 euro./Lajmi.net/