Mposht Italinë: Spanja siguron kualifikimin tutje

Kombëtarja e Spanjës e ka siguruar kualifikimin tutje në Kampionatin Evropian Euro 2024, pasi sonte regjistroi fitoren e dytë në fazën e grupeve, kundër kampionit aktual evropian, Italisë. Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Veltins Arena”, Spanja e ka mposhtur Italinë me rezultat minimal 1:0. Goli i vetëm i ndeshjes…

Sport

20/06/2024 23:02

Kombëtarja e Spanjës e ka siguruar kualifikimin tutje në Kampionatin Evropian Euro 2024, pasi sonte regjistroi fitoren e dytë në fazën e grupeve, kundër kampionit aktual evropian, Italisë.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Veltins Arena”, Spanja e ka mposhtur Italinë me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes ishte autogol, ku Riccardo Calafiori shënoi në portën e tij në minutën e 55’ për t’i siguruar Spanjës fitoren sonte.

Me pikët e reja, Spanja kryeson Grupin B me gjashtë pikë, krahas Italisë që renditet në pozitën e dytë me tri pikë.

Po ashtu, fitorja e sotme ia siguron Spanjës 1/8-ën e finales së Euro 2024.

Rezultati final, 1:0 në favor të Spanjës.