MPJ-ja gjermane pas takimit Baerbock-Osmani: Shoqërues të Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka dhënë detaje nga takimi i presidentes kosovare Vjosa Osmani me drejtuesen e këtij dikasteri gjerman, Annalena Baerbock. Në një postim në platformën X shkruhet se në këtë takim është thënë se Gjermania e shoqëron Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. “Për integrimin rajonal në dhe me Ballkanin Perëndimor,…

Lajme

01/10/2024 17:18

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka dhënë detaje nga takimi i presidentes kosovare Vjosa Osmani me drejtuesen e këtij dikasteri gjerman, Annalena Baerbock.

Në një postim në platformën X shkruhet se në këtë takim është thënë se Gjermania e shoqëron Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

“Për integrimin rajonal në dhe me Ballkanin Perëndimor, nevojitet përparim në CEFTA dhe normalizimin marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa Presidenca e Kosovës në një njoftim ka thënë se Osmani, gjatë takimit që pati sot me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, i ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes gjermane edhe për anëtarësimin e Kosovës në KiE, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.