MPB dhe OSBE organizojnë seminar për siguri kibernetike

Ministria e Punëve të Brendshme, me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), organizon seminarin dy ditor për ngritjen e bashkëpunimit ndër-institucional për siguri kibernetike.

Lajme

25/05/2017 07:53

Ky seminar do të mbledhë përfaqësues vendorë nga institucione dhe agjenci qeveritare, sektori privat dhe organizatat mbështetëse ndërkombëtare për të diskutuar dhe ngritur bashkëpunimin ndër-institucional, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe partneritetin publiko-privat./ekonomia-ks/