Mozzik mendon se kjo këngë e tij do të jetë hit deri më 2080

Mozzik njihet për disa hite.

ShowBiz

16/03/2019 16:03

Mozzik është shumë aktiv në rrjete sociale, në të cilat vazhdimisht sjell imazhe të reja, shkruan lajmi.net.

Reperi, së fundi ka postuar një video, në të cilën dëgjohet në sfond kënga e tij “Cocaina”, e cila bazuar në mbishkrimin që i ka lënë fotos, do të jetë hit edhe shumë vite tjera.

“#2080 HIT”, ka shkruar Mozzik mbi video.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Mozzik është “Romeo & Juliet”, në bashkëpunim me Loredanën. /Lajmi.net/