Mourinho: Tifozët e Romës janë të veçantë

Jose Mourinho ka folur për mediat, pas barazimit të Romës.

Sport

15/05/2022 09:19

Roma u nda baras në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Venezias.

Pas atij barazimi, ata e rrezikojnë vendin e gjashtë në tabelë, por kjo nuk iu ka penguar tifozëve të ‘Romakëve’ të mbështesin me duartrokitje ekipin pas lojës.

Për afro 10-15 minuta tifozët e ekipit të Mourinhos duartrokitën lojën e lojtarëve të Romës.

“Nuk e di nëse ka qenë gjithmonë kështu, por mund të them se Roma ka tifozë vërtet të veçantë. Vërtet të veçantë”, ishin fjalët e portugezit, përcjell lajmi.net.

Sipas Mourinhos ekipi i tij e meritoi fitoren, por Venezia bëri paraqitje shumë të mirë mbrëmë.

“Ne dhamë gjithçka, e merituam të fitonim, padyshim që të luajmë kundër 10 lojtarëve për një orë, të lejon të dominosh edhe më shumë. Venezia ishte shumë mirë këtë mbrëmje, ata janë profesionistë të vërtetë dhe shpresoj t’i shoh së shpejti në Serie A.

Ai gjithashtu tha se për sezonin tjetër duhet të përmirësohen në lidhje me konvertimin e rasteve

“Nëse shikojmë prapa gjatë sezonit, kemi pasur një përqindje shumë të ulët të shanseve të konvertuara. Me pesë apo gjashtë gola shtesë, do të kishim shumë më shumë pikë. Këtu duhet të përmirësohemi sezonin e ardhshëm.

Roma do të zhvillojë edhe një ndeshje në Seria A ndaj Torinos, dhe më pas do të fluturojnë drejt Tiranës për finalen e Konferencë Ligës./Lajmi.net/