Mourinho: Shpresoj se gjyqtari do ta bëj punën e tij
Jose Mourinho po shpreson se ndarja e drejtësisë nga gjyqtari në ndeshjen ndaj Stoke City do të jetë më e mirë se sezonin e kaluar.

Sport
Blutë nga Londra sezonin e kaluar u mposhtën 3-2 në Britannia Stadium dhe strategu portugez shpreson që Neil Swarbric e ka kuptuar se çfarë është agresiviteti.
”Me një gjyqtar të mirë i cili e kupton se çfarë është agresiviteti nga minuta e parë deri në fund nuk do të ketë probleme për ne”, tha portugezi.
”Neve na nevojitet një gjyqtar i mirë, po. Një gjyqtar me eksperiencë që gjithashtu i njeh mirë edhe rregullat e futbollit”, përfundoi Mourinho.