Mourinho refuzon Benatian
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se nuk është i interesuar për transferimin e Mehdi Benatias nga Roma sepse ka mjaft qendërmbrojtës në skuadër.
Sport
Mehdi Benatia nuk do t’i bashkohet Chelseas. Jose Mourinho ka mohuar spekulimet rreth transferimit të qendërmbrojtësit të Romës në Stamford Bridge.
Së fundmi qarkulluan njoftime se gjiganti londinez është i gatshëm të paguajë 37.5 milionë euro për blerjen e yllit maroken.
Por, Mourinho ka theksuar se është i kënaqur me qendërmbrojtësit që ka në dispozicion.
“Jo, nuk jemi të interesuar për të. Kemi Terry, Cahill, Ivanovic, Zouma, e duam të zhvillojmë Christensenin. Jemi në rregull kështu”, deklaroi Mourinho pas fitores 2:0 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen miqësore në Stamford Bridge.