Mourinho planifikon të tranferojë treshen e Barcelonës
Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho është duke planifikuar që të bëje transferime bombastike, pasi po kërkon tre lojtarë të skuadrës së Barcelonës.

Sport
Mourinho kërkon qendër-mbrojtësin e Blaugranëve, Gerrard Piquen i cili konsiderohet si zëvendësues i John Terryt. Spanjolli ka eksperiencë në Premier Ligë, pasi ka luajtur për skuadrën e Manchesterit.
Gjithashtu, Mourinho është duke kërkuar transferimin e mesfushorit Rakitic, i cili ka kualitete të larta, mirëpo nuk e ka gjetur vetën plotësisht te skuadra e Barcelonës.
Dhe, në fund, Blutë e Londrës janë duke shikuar të transferojnë talentin e madh, Munir El Haddadin i cili premton shumë për të ardhmen, pasi ka shkëlqyer në ato pak mundësi që i është dhënë nga skuadra blaugranase.