Mourinho nuk i bëhet vonë te Man Utd, po e pret Realin

Jose Mourinho me shumë gjasë do të shkarkohet nga Manchester United në fund të sezonit.

Sport

05/12/2018 20:35

Manchester United është duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve, ndërsa Jose Mourinho e ka punën e rrezikuar.

Trajneri portugez do të shkarkohet nga ‘Djajtë e Kuq’, nëse nuk arrin ta kualifikoj skuadrën për Ligën e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Por, Mourinho  nuk është i brengosur, pasi mendon se Real Madrid është duke e pritur atë.

Skuadra spanjolle nuk ka edhe aq besim në Santiago Solarin, që mund ta lë në krye të detyrës derisa të përfundojë ky sezon.

Kështu, Real Madrid do ta rikthej Mourinhon në ‘Santiago Bernabeu’ edhe pse nuk kishte suksese të mëdha në periudhën e tij të parë atje. /Lajmi.net/