Mourinho: Më mirë 1:1 se 0:0

Jose Mourinho është ndarë i kënaqur nga barazimi 1:1 në udhëtim tek Galatasaray në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Menaxheri i Chelseas refuzoi të kritikojë skuadrën e tij që nuk e shënoi golin e dytë, pas epërsisë së hershme nëpërmjet Fernando Torresit, para se vendasit të barazonin rezultatin. “Është…

Sport

26/02/2014 22:18

Jose Mourinho është ndarë i kënaqur nga barazimi 1:1 në udhëtim tek Galatasaray në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Menaxheri i Chelseas refuzoi të kritikojë skuadrën e tij që nuk e shënoi golin e dytë, pas epërsisë së hershme nëpërmjet Fernando Torresit, para se vendasit të barazonin rezultatin.

“Është më mirë të jemi 1:1 se sa 0:0, ky rezultat është më i mirë se 0:0 siç ishte në minutën e parë, nuk është rezultat i keq, por ata janë ekip me përvojë, me sulmues të mirë dhe ne kemi ende punë për të bërë”, u shpreh Mourinho pas ndeshjes.

“Kështu është futbolli turk, shumë emocionues. Galatasaray është klub i madh me futbollistë të mëdhenj dhe nuk ishte lehtë. Në pjesën e parë kemi mundur ta përfundojmë duelin, nuk jam duke i kritikuar futbollistët e mi por ata patëm mundësi të shënojnë golin e dytë dhe kjo mund ta ndryshonte ndeshjen”.

Mourinho kërkoi ndihmë nga tifozët. “Kërkoj për 10 për qind të asaj që ky stadium i Galatasarayt i ofroi ekipit të tij, në ndeshjen e kthimit pas tri javësh”.