Mourinho largon një futbollist nga Man Utd (FOTO)
Jose Mourinho nuk llogarit në mesfushorin Morgan Schneiderlin.

Merkato
Morgan Schneiderlin duhet të largohet nga Manchester United.
Mesfushori francez nuk konsiderohet si futbollist i dobishëm për ekipin nga menaxheri Jose Mourinho, raportojnë mediat angleze, përcjell “Lajmi.net”.
Ai ka kontratë në Old Trafford deri më 2019.
Por, së shpejti mund ta shohim tek një skuadër tjetër.
Everton dhe Crystal Palace kanë shprehur interesim për transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të janarit.