Mourinho: Jam menaxheri më i mirë që Chelsea e ka pasur ndonjëherë

Jose Mourinho ka reaguar ndaj pyetjes lidhur me të ardhmen e tij pas humbjes nga Southampton, duke thënë se nëse klubi e largon, ata do t’a largojnë menaxherin më të mirë që ndonjëherë e kanë pasur.

Sport

03/10/2015 21:09

Mourinho e ka pranuar që gara për titull ka marrë fund, mirëpo ka garantuar se ‘blutë’, do të përfundojnë në vendin e katërt, ndërsa sipas tij, nëse ai shkarkohet kjo do të ndodhë se nuk është duke ikur nga kjo gjendje, .

“Nëse klubi më shkarkon kjo do të ndodhë sepse unë nuk jam duke ikur”, ka thënë portugezi për Sky Sports.

“Të bëhemi kampion është e vështirë për shkak se distanca është e madhe, por jam i bindur që do të përfundojmë në top 4”.

“Është një moment vendimtar në historinë e klubit sepse nëse më shkarkojnë, do t’a shkarkojnë menaxherin më të mirë që ky klub e ka pasur ndonjëherë”, theksoi Moutinho.