Mourinho e dëshiron te Roma lojtarin e Barcelonës
Jose Mourinho ka filluar të bëjë planet për merkaton e verës.
Sport
‘Special One’ nuk ka bërë sezonin më të mirë të mundshëm me Romën dhe tani duhet të mendojë për përforcimet që do ta bënin skuadrën e tij më kompetitive sezonin e ardhshëm.
Sipas ‘Corriere dello Sport’, Mourinho dëshiron ta afrojë në ‘Olimpico’ lojtarin e Barcelonës, Abde Ezzalzouli, transmeton lajmi.net.
Roma po planifikojnë të nisin një ofertë prej 10 milionë eurove për 20 vjeçarin e ‘Blaugranave’. Barca mund të jenë të hapur për këtë lëvizje.
Abde nuk ka gjetur minuta në skuadrën e Xavi Hernandez, por shkëlqente me skuadrën B.
Nëse Barcelona vendos ta shesë kartonin e Abde, ata pritet të vendosin një klauzolë për mundësinë e blerjes mbrapsht. /Lajmi.net/