Mourinho: Chelsea nuk mund ta blejë Messin
Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se skuadra e tij nuk ka mundësi për ta blerë Lionel Messin, për shkak të 'Fair Playt Financiar' të vendosur nga UEFA.

Sport
Mourinho ka thënë se skuadra e tij nuk ka gjasa për ta nënshkruar me Messin, pasi një gjë të tillë nuk e lejon ‘Fair Play Financiar’ i vendosur nga UEFA.
“Jo, unë nuk kam gjasa për të nënshkruar me të”, tha portugezi, pasi dihet se Chelsea ka shprehur interes për të siguruar shërbimet e tij.
“Për këtë moment ne nuk mund të bëjmë super-transferime, pasi ekziston Fair Play Financiar i cili nuk e lejon që të ndodhë një gjë të tillë. Në këtë moment, ne nuk mund të bëjmë këtë gjë te Chelsea”, përfundoi Mourinho.
Muajin e fundit, Chelsea ka publikuar një profit 18.4 milionë funte, teksda klauzola e blerjes së Messit është 205 milionë funte.