Mourinho blen në Serie A, 100 milionë euro

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho do të ketë në dispozicion 100 milionë euro, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

13/03/2015 11:38

Dëshpërimi nga eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve ka krijuar plagë tek Chelsea, por pronari i klubit, Roman Abramovich nuk e ka ndërmend t’i ndalë shpenzimet.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, menaxheri Jose Mourinho do të ketë në dispozicion buxhet prej 100 milionë euro për të sjellë përforcime gjatë afatit kalimtar të verës.

E, në mesin e objektivave të tij janë dy futbollistë nga Serie A, sulmuesi i Interit, Mauro Icardi dhe mesfushori i Juventusit, Paul Pogba.