Mourinho po e çon Romën në Champions, tjetër fitore në Serie A

Skuadra e Romës ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Udineses me rezultatin 3 me 0, në xhiron e 30-të të Serie A. Ekipi Jose Mourinhos e nisi për mrekulli ndeshjen, ku në minutën e 37’të kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Bove, shkruan Lajmi.net Në pjesën e dytë, romakët u…

Sport

16/04/2023 22:45

Skuadra e Romës ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Udineses me rezultatin 3 me 0, në xhiron e 30-të të Serie A.

Ekipi Jose Mourinhos e nisi për mrekulli ndeshjen, ku në minutën e 37’të kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Bove, shkruan Lajmi.net

Në pjesën e dytë, romakët u treguan më të rrëzikshëm dhe shënuan edhe dy gola tjerë.

Fillimisht, kapiteni Pellegrini shënoi për 2 me 0 dhe më pas në fundin e ndeshjes, sulmuesi anglez, Tommy Abraham vulosi fatin e këtij takimi.

Kujtojmë që ekipi mysafir në minutën e 69’të humbi një penallti, nga 11-metërshi gaboi Pereyra.

Roma me këtë fitore shkon në kuotën e 56 pikëve në pozitën e tretë, pesë më shumë se vendi i pestë, Interi (51)./Lajmi.net/