Mount vendos një rekord me Chelsean ndaj Portos

Mason Mount ka shënuar një gol në fitoren 2-0 ndaj Portos në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

08/04/2021 09:56

I riu po vazhdon të bëjë përshtypje pasi ishte i dobishëm në fitoren e Bluve të Londrës në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Sipas OptaJoe, Mount u bë golashënuesi më i ri i klubit ndonjëherë në një ndeshje me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve (22 vjet dhe 87 ditë).

Pas gjashtë golave të shënuar në Premierligë, ky ishte goli i parë për anglezin në këtë garë.

Chelsea do të presë Porton në Stamford Bridge brenda një jave për ndeshjen e kthimit./Lajmi.net/