Motra e Donika Kadajt futet në garë për deputete
Motra e Donika Kadaj-Bujupit, Ena Kada, ka hyrë në garën për deputete të Kuvendit. Kadaj do të garojë në këto zgjedhje në kuadër të Partisë Vakat. E lindur në Sarajevë dhe me kontribut të madh në gastronomi dhe jo vetëm në Prishtinë, prej kohësh ajo po dëshmon aftësitë e saj në politikë. Kadaj ka kohë…
Lajme
Motra e Donika Kadaj-Bujupit, Ena Kada, ka hyrë në garën për deputete të Kuvendit.
Kadaj do të garojë në këto zgjedhje në kuadër të Partisë Vakat.
E lindur në Sarajevë dhe me kontribut të madh në gastronomi dhe jo vetëm në Prishtinë, prej kohësh ajo po dëshmon aftësitë e saj në politikë.
Kadaj ka kohë që është aktive në këtë fushë, duke qëndruar krah për krah me motrën e saj.
Ajo po ashtu është e angazhuar me punë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ende nuk dihet se cilin numër do ta bartë në partinë e Rasim Demirit.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme për Kuvend do të mbahen më 28 dhjetor.