Moti sot: Me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, priten edhe reshje shiu

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, kryesisht të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit. Në zonat malore reshje bore. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi prej 10-31 km/h. Temperaturat…

Lajme

24/01/2026 08:10

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, kryesisht të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit.

Në zonat malore reshje bore.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi prej 10-31 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 10°C.