Moti për të dielën

Dita e diel, 1 shkurt, pritet të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë ditës parashihen riga shiu, ndërsa në disa zona do të ketë edhe reshje bore, sidomos në vendet me lartësi më të madhe mbidetare, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1…

Lajme

31/01/2026 23:47

Dita e diel, 1 shkurt, pritet të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vendit.

Gjatë ditës parashihen riga shiu, ndërsa në disa zona do të ketë edhe reshje bore, sidomos në vendet me lartësi më të madhe mbidetare, transmeton lajmi.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 1 deri në 3 gradë Celsius, duke mbajtur mot të ftohtë tipik dimëror.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë./lajmi.net/