Moti për sot
Sot, e premte, vendi ynë do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat malore. Pritet një ditë e qëndrueshme, pa reshje, me kushte të favorshme për aktivitete në natyrë, transmeton lajmi.net. Temperaturat do të luhaten nga dhjetë deri në…

Lajme
Sot, e premte, vendi ynë do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat malore.
Pritet një ditë e qëndrueshme, pa reshje, me kushte të favorshme për aktivitete në natyrë, transmeton lajmi.net.
Temperaturat do të luhaten nga dhjetë deri në trembëdhjetë gradë Celsius në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerat maksimale prej 24 deri në 28 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, nga drejtimi i jugperëndimit./lajmi.net/