Moti për pesë ditët e ardhshme
Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me temperatura relativisht të larta. Reshje të izoluara janë të mundshme të martën, të mërkurën dhe të premten, kryesisht në formë shtrëngatash afatshkurta, me intensitet të ulët dhe shpërndarje të kufizuar gjeografike. E hënë Mot me diell dhe vranësira të…

Lajme
Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me temperatura relativisht të larta.
Reshje të izoluara janë të mundshme të martën, të mërkurën dhe të premten, kryesisht në formë shtrëngatash afatshkurta, me intensitet të ulët dhe shpërndarje të kufizuar gjeografike.
E hënë
Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi një deri në pesë metra për sekondë.
E martë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin riga shiu, kryesisht në disa zona të kufizuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi një deri në nëntë metra për sekondë.
E mërkurë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat nëpër disa zona të vogla mund të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 27-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
E enjte
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
E premte
Mot kryesisht me diell. Vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor, ku mund të ketë riga të izoluara shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi një deri në shtatë metra për sekondë.
Indeksi ultraviolet mbetet i lartë pothuajse gjatë gjithë javës, andaj qytetarët duhet të respektojnë këshillat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.