Moti për pesë ditët e ardhshme
Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Indeksi i rrezeve ultraviolet do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në 17:00, raporton KosovaPress. Kujdes i veçantë duhet të tregohet për fëmijët, të moshuarit…

Lajme
Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Indeksi i rrezeve ultraviolet do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në 17:00, raporton KosovaPress.
Kujdes i veçantë duhet të tregohet për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Sugjerohet të vishen rroba me ngjyra të hapura dhe të konsumohet sa më shumë lëngje, veçanërisht ujë.
E hënë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.
E martë
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi një deri në katër metër për sekondë.
E mërkurë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.
E enjte
Mot me diell dhe pak vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi një deri në pesë metër për sekondë.
E premte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.