Moti për ditën e sotme, priten rrebeshe shiu
Këtë të mërkurë pritet të mbajë mot me diell gjatë paradites, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës pritet të ketë rrebeshe shiu, breshër, shkarkesa rrufeshë e erëra të forta. Pluhuri saharian do të mbetet i pranishëm edhe të mërkurën, ku në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë. Era do…
Lajme
Këtë të mërkurë pritet të mbajë mot me diell gjatë paradites, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës pritet të ketë rrebeshe shiu, breshër, shkarkesa rrufeshë e erëra të forta.
Pluhuri saharian do të mbetet i pranishëm edhe të mërkurën, ku në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila gjatë kalimit të sistemit frontal pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-80, e në zona të caktuara mund të arrijë edhe deri në 100 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C.