Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat do të rriten përsëri dhe pritet të luhaten nga 10 minimalja deri në 29 gradë Celsius ajo maksimale. Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Martja pritet të sjellë mot kryesisht me diell dhe stabil veror.…

Lajme
Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat do të rriten përsëri dhe pritet të luhaten nga 10 minimalja deri në 29 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Martja pritet të sjellë mot kryesisht me diell dhe stabil veror. Temperaturat do të rriten në të gjitha rajonet.
Nën ndikimin e një anticikloni stabil dhe masave të nxehta ajrore moti do të vazhdojë të jetë stabil dhe gjithnjë e më i nxehtë edhe ditëve të ardhshme. Përkeqësim të kushteve të motit mund të kemi në fundjavë.