Moti mbi vendin tonë, vende vende edhe reshje shiu
Të martën, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se…
Lajme
Të martën, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra për sekondë, transmeton KosovaPress.
Kushtet e tilla meteorologjike do të vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme gjatë ditës, duke ndikuar në freski dhe lagështi në territorin e vendit.