Moti mbi vendin tonë, temperaturat deri në 29 gradë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat nëpër disa zona të vogla mund të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet dhjetë (10) deri trembëdhjetë (13) gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet njëzeteshtatë deri në…

Lajme
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat nëpër disa zona të vogla mund të shoqërohen me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet dhjetë (10) deri trembëdhjetë (13) gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet njëzeteshtatë deri në njëzetenëntë (27-29) gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.