Mot sot, temperaturat zbresin nën zero

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Sipas parashikimit, vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 3 deri…

Lajme

22/02/2026 08:25

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Sipas parashikimit, vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 3 deri në 5 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, kur temperaturat e ulëta mund të krijojnë ngrica në rrugë./kp