Mot me diell dhe vranësira të shpërndara këtë të premte

Të premten, vendi ynë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët, me diell dhe vranësira të shpërndara herë pas here. Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të sillen nga 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 24 deri në 27°C, duke sjellë një ditë të ngrohtë dhe të këndshme për muajin…

Lajme

18/09/2025 23:31

Të premten, vendi ynë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët, me diell dhe vranësira të shpërndara herë pas here.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të sillen nga 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 24 deri në 27°C, duke sjellë një ditë të ngrohtë dhe të këndshme për muajin shtator, transmeton lajmi.net.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit./lajmi.net/