Mot i vrenjtur nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Lajme

13/05/2021 09:21

Sipas institutit, vranësirat herë–herë parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/