Mosnjohja e simboleve të Kosovës, Vuçiq pyet ambasadorin britanik: Në cilin shtet fitoi Albin Kurti?
Ambasadori i ri britanik në Kosovë, Nicholas Abbot është takuar dje me liderin e partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurtin.
Lajme
Mes Kurtit e Abbot në këtë takim ishte i vendosur flamuri i Shqipërisë, e jo i Kosovës, shteti ku Kurti synon postin e të parit të Qeverisë, shkruan lajmi.net.
E këtë detaj e ka vërejtur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Përmes një postimi në Twitter ai ka pyetur Kurtin dhe ambasadorin britanik në formë ironie, se zgjedhjet e cilit shtet i ka fituar, duke iu referuar flamurit shqiptar.
Postimi i Vuçiq:
Pyetje për ambasadorin e Britanisë në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në cilin shtet? Po ashtu flamuri përball të cilit qëndroni ju, cilit shtet i përket? Do të vazhdoj ta bëj këtë pyetje deri të marr përgjigje. /Lajmi.net/
The question for the UK Ambassador in Pristina: Which elections did Kurti win, in what country? And the flag you stand in front of with him belongs to which country, your Excellency? I will keep asking until you provide the answer to these questions. pic.twitter.com/ztvUP9xVCb
— Александар Вучић (@predsednikrs) October 16, 2019