Mosmarrëveshja në Guriqë të Malishevës përfundon me të shtëna në ajër – Policia e arreston një person

Një person është arrestuar në fshatin Guriqë të Malishevës, pasi dyshohet se ka shtënë një herë në ajër me pushkë gjuetie pas një mosmarrëveshjeje. Rasti ka ndodhur më 11 dhjetor 2025, rreth orës 15:07, njofton policia. Gjatë intervenimit, nga i dyshuari janë konfiskuar një pushkë gjuetie, 18 fishekë si dhe një gëzhojë, që dyshohet se…

Lajme

12/12/2025 09:14

Një person është arrestuar në fshatin Guriqë të Malishevës, pasi dyshohet se ka shtënë një herë në ajër me pushkë gjuetie pas një mosmarrëveshjeje.

Rasti ka ndodhur më 11 dhjetor 2025, rreth orës 15:07, njofton policia. Gjatë intervenimit, nga i dyshuari janë konfiskuar një pushkë gjuetie, 18 fishekë si dhe një gëzhojë, që dyshohet se është përdorur në rast, transmeton lajmi.net.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia ka nisur procedurat e mëtejshme hetimore për veprën penale armëmbajtje pa leje./lajmi.net/