Moskonstituimi i Kuvendit, Koci i ashpër me deputetët: Ky nuk është më bllokim, është sabotim i qëllimshëm

Avokati Arianit Koci ka kritikuar ashpër deputetët për moskonstituimin e Kuvendit. Ai ka vlerësuar se në asnjë shtet demokratik nuk ka ndodhur që Kuvendit të mos konstituohet për 48 herë. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është veprim i qëllimshëm. “Ky nuk është më bllokim – është sabotim i qëllimshëm.…

Lajme

17/07/2025 10:34

Avokati Arianit Koci ka kritikuar ashpër deputetët për moskonstituimin e Kuvendit.

Ai ka vlerësuar se në asnjë shtet demokratik nuk ka ndodhur që Kuvendit të mos konstituohet për 48 herë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është veprim i qëllimshëm.

“Ky nuk është më bllokim – është sabotim i qëllimshëm. Shkatërrim me vetëdije i institucionit më të lartë që përfaqëson popullin. Shkatërrim i shtetit, për interesa personale dhe partiake. Fatkeqësisht, me mosveprim, me mosreagim, bashkëfajtor, tani pas 48 herëve, jemi edhe ne, populli. Prandaj, une të hënën në ora 11:00, e vazhdoj protestën para Kuvendit”, ka shkruar Koci.