Moses mbetet tek Inter?

Inter duket se do ta mbajnë Victor Moses në radhët e tyre.

Sport

23/03/2020 19:23

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Inter janë gati të shfrytëzojnë të drejtën për blerjen e Moses, transmeton lajmi.net.

Në fund të sezonit, ‘Zikaltrit’ do të synojnë që të nënshkruajnë marrëveshje permanente me nigerianin.

‘Nerazzurri’ kanë siguruar shërbimet e Moses në janar të këtij viti, me anë të një marrëveshjeje huazimi për gjashtë muaj.

Chelsea thuhet se janë të gatshëm ta lënë lojtarin t’i bashkohet Interit, gjatë merkatos së verës. /Lajmi.net/