“Mos u zgërdhini me mu”, Pacolli përplaset me deputetët
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka raportuar sot para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Lajme
E në këtë raportim nuk kanë munguar as përplasjet, shkruan lajmi.net.
Deputeti nga radhët e VV-së, Glauk Konjufca, ka ngritur çështjen e Enrike Rajs, i cili sipas drejtësisë amerikane është akuzuar për krim të organizuar ku siç tha ai edhe Pacolli është folur që ka pasur lidhje biznesi për çka kërkoi sqarim.
“Janë bërë lajme për ju dhe priten nga ju sqarime. Nga drejtësia amerikane janë publikuar dokumente se personi që është emëruar konsull nderi në Honduras është edhe i akuzuar për krim të organizuar. Kur ju keni qenë në Honduras a ka qenë edhe ai aty”, u shpreh fillimisht Konjufca.
Duke qenë i frustruar me këto deklarata, ministri Pacolli tha se nëse deputetët vazhdojnë me këto akuza, ai do ta lëshojë mbledhjen.
“Nëse flisni për mua, sqarojeni se ku dhe si përmendet. Sigurisht që e njoh. Jeton në Zvicër në shtetin më transparent. Mua nuk më intereson ajo punë hiç. Unë jam njëri i cili është transparent dhe jo anonim. Unë z. Rajs e njoh mirë dhe atë ma ka prezantuar ambasadori i ShBA-së, Ëalker në kohën kur kam lobu për Kosovën. Unë kam qenë i ndihmuar nga Ëilliam Ëalker për të shkuar në Salvador duke ditë që ai ka qenë kohë të gjatë ambasador në Salvador. Kemi udhëtuar bashkë. Ai më ka njoftuar me njeriun Enrike Rajs”, ka thënë Pacolli.
Por, Konjufca vazhdoi me pyetjet e tij.
“Në emailat e tij të publikuara nga drejtësia amerikane është thënë se keni ngritë bashkë një kompani në Libi?”.
Pacolli tha se ky është kryekëput spekulim.
Teksa tha më tutje tha se pyetjet që po i bëhen e bëjnë atë të dyshojnë në kualitetin e Komisionit,
“Mos u zgërdhini me mu”, ka thënë Pacolli. /Lajmi.net/