Mos shkoni në Siri!
Shkuarja e qytetarëve të Maqedonisë për të luftuar në Siri po bëhet në baza individuale. Kryetari i Bashkësia Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë të mos shkojnë për të luftuar atje.

Lajme
Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni ka bërë thirrje besimtarëve të vet të mos shkojnë për të luftuar në Siri.
Kryetari i kësaj bashkësie, Sulejman Rexhepi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se pjesëmarrja e qytetarëve të Maqedonisë nuk mund të kontrollohet pasi që ata shkojnë në mënyrë individuale.
“Porosia jonë prej fillimit kur u shfaq ky fenomen, ishte se ne si Bashkësi Fetare Islame jemi kundër përfshirjes së qytetarëve tanë në luftën në Siri”.
“Pjesëmarrja e qytetarëve të Maqedonisë në luftën në Siri, nuk mund të kontrollohet pasi shkuarja bëhet individualisht, e jo në mënyrë institucionale”.
“Asnjë person që ka shkuar në Siri nuk është konsultuar me Bashkësinë Fetare Islame”, ka thënë Rexhepi.