“Mos pini barna me banderola të Serbisë, nuk janë të sigurta”
Mos pini barna me banderola të Serbisë.

Lajme
Kjo është porosia e neuropsikiatrit, Jusuf Ulaj i cili përmes një postimi në Facebook thotë se ato nuk janë të sigurta, shkruan lajmi.net.
Ai thotë se ato barna po sillen në Kosovë kontrabanduesit serboshqiptarë, nga ku nuk dihet cilësia e tyre dhe forma se si ato ruhen.
Postimi i plotë i tij:
Mos pini medikamente me banderola të Sërbisë sepse nuk janë të sigurta. I sjellin kontrabanduesit serboshqiptarë – nuk dihet si ruhën dhe transportohën derisa arrijnë në “barnatorët klandestine” në Kosovë. Para së t’i blejni shikoni banderolat – duhet me qenë të Republikës sonë e jo “Republika Serbija”. Çdo ditë shoh paketime që sjellin pacientët me banderola serbe. Sot e kisha rastin nga Suhareka me dy të tilla.
Ndoshta një ditë inspektorët farmaceutik do të kryejnë obligimin e tyre ligjor!. /Lajmi.net/