“Mos mu afro se të mys”, “Nuk ja fali o Agim”, “Thirrma policinë” – Momenti kur Bahtiri ndërhynë në incidentin e Zemajt me qytetarin

Është publikuar videoja e plotë e incidentit që ndodhi në sheshin e Prishtinës mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, dhe një qytetari që pretendohet të jetë nga diaspora. GazetaBlic, ka publikuar pamjet ku tregojnë momentin e përplasjes fizike dhe verbale mes tyre, ndërsa në një çast shihet të ndërhyjë edhe deputeti…

Lajme

25/10/2025 21:25

Është publikuar videoja e plotë e incidentit që ndodhi në sheshin e Prishtinës mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, dhe një qytetari që pretendohet të jetë nga diaspora.

GazetaBlic, ka publikuar pamjet ku tregojnë momentin e përplasjes fizike dhe verbale mes tyre, ndërsa në një çast shihet të ndërhyjë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri, për të qetësuar situatën.

“Nuk ja fali o Agim”, dëgjohet në një moment qytetari.

“Mos mu afro se të mys”, dëgjohet Zemaj në anën tjetër.

Zemaj ka thënë se qytetari e ka ofenduar dhe provokuar verbalisht me fjalë të papranueshme dhe se në atë moment ka reaguar “në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt”.

Ai ka kërkuar falje publike.