Mos i hidhni më bishtat e qershive, shërojnë plot sëmundje

Qershia, fruti i qershorit dhe i verës, është e pasur me vlera të mëdha ushqyese, duke nisur që nga bishtat e deri te lëvoret.

Lifestyle

08/07/2019 15:42

Fruti i stinës përmban vitamina të shumta, është tejët i pasur, flavanoide e antiksidante që mbrojnë trupin nga radikalet e lira, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht se në të shumtën e rasteve prej qershive hamë vetëm pjesën e frutit, në fakt bishtat kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin e nuk duhet t’i hedhim në kosh.

Çaji që përgatitet me bishtat e qershive, kuron sëmundjet e traktit urinar dhe eliminon si me magji dhimbjet e veshkave.

Bishtat e qershive, në rastin e gurëve apo kristaleve që krijohen në veshka, kanë veti magjike. Ky lloj çaji i përgatitur nga bishtat e qershive parandalon krijimin e gurëve dhe kristaleve. /Lajmi.net/