Mos-ftesa për Kosovën, Ibrahimi: Biden “lëshoi” bërtimë të mospajtimit me qeverinë Kurti

Reagimet e para kanë ardhur për mosftesën e SHBA-ve për Kosovën në Samitin e Demokracisë në dhjetor.

Lajme

05/11/2021 10:56

Analisti Ilir Ibrahmi në një postim në Facebook ka thënë se administrate e Biden ka pasur mospajtime ndaj qeverisë së Kosovës dhe qasjes së saj, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, lënia anash duke mos u ftuar në këtë samit është “bërtimë”.

“Presidentja, brenda pak javësh ishte 2 herë në SHBA dhe nuk e takoi asnjë zyrtar të administratës. Kryeminstri i cili kishte deklaruar se do të vizitojë SHBA në nëntor, e anuloi vizitën për shkak sipas disa burimeve, nuk arriti të sigurojë ndonjë takim me administratën”, ka shkruar ai.

Sipas tij, qeveria Kurti duhet të ndërrojë kurs urgjentisht dhe t’i kthehet ndërtimit të marrëdhënieve me aleatin kryesor, SHBA-të.

Postimi i plotë i Ibrahimit:

Deri tani kemi dëgjuar apo parë mospajtme më zë të ulët nga administrata Biden ndaj qasjes së Qeverisë Kosovës. Lënia anash e Kosovës, si një nga 4-5 vendet Evropiane që nuk ftohen në Samitin e Demokracisë 2021, – ËSHTË BËRTIMË

Presidentja, brenda pak javësh ishte 2 herë në SHBA dhe nuk e takoi asnjë zyrtar të administratës. Kryeminstri i cili kishte deklaruar se do të vizitojë SHBA në nëntor, e anuloi vizitën për shkak sipas disa burimeve, nuk arriti të sigurojë ndonjë takim me administratën.

Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të ndërrojë kurs dhe ti kthehet ndërtimit tanimë të lënduar të mardhënieve me aleatin kryesor. Askush nuk mund të ja jap vetes luksin që për bindje idelogjike, të vëj në pikëpytje interesa strategjike të vendit. /Lajmi.net/