Mos flini kurrë ditën, rrezikoheni nga një sëmundje e rëndë
Gjumi gjatë ditës shkakton ndërveprime në tru, të cilat çojnë drejt zhvillimit të sëmundjes së pashërueshme Alzheimer, është bërë e ditur në një studim.
Lifestyle
Edhe te të moshuarit që janë me gjendje të mirë mendore në moshën 70-vjeçare dhe pa shenja të sëmundjeve në tru, studiuesit kanë gjetur rraskapitje që mund të rrezikojë shëndetin e tyre të mirë.
Ata që ndihen përgjumshëm gjatë ditës, për shkak të gjumit të pamjaftueshëm, ose për shkak se janë zgjuar herët, kanë një grumbullim të pllakave amiloide në trurin e tyre, të cilat konsumojnë trurin, vrasin qelizat dhe mund të çojnë deri në humbjen e përgjithshme të memories.
Edhe pse studimet e mëhershme kishin gjetur të njëjtin zbulim, ende është e paqartë nëse pllakat amiloide shkaktojnë çrregullime të gjumit, apo anasjelltas.
Ekipi i udhëhequr nga Klinika Mayo ka treguar një studim, se vetë gjumi mund të jetë një “vozitës” i pllakave të rrezikshme që shkaktojnë sëmundjet neurodegjeneruese.
“Ky është studimi i parë te njerëzit që demonstron parashikimin e lidhje ndërmjet çrregullimeve të gjumit dhe ndryshimeve në sëmundjen Alzheimer”, ka thënë Joseph R. Winter nga Universiteti i Kalifornisë.
Në këtë studim kanë marrë pjesë 283 njerëz të moshës mbi 70-vjeçare pa demencë. /Lajmi.net/