Mos e konsumoni portokallin sa herë që merrni këto lloj medikamentesh

E keni lexuar udhëzimin “mos e merr këtë ilaç me lëngun e portokallit” dhe keni menduar përse?

Lifestyle

13/03/2019 14:24

Të paktën 53 ilaçeve mund t’i bie efikasiteti nëse konsumohen bashkë me lëng portokalli, prandaj, njerëzit që përdorin ilaçe të caktuara duhet të kenë kujdes se çfarë konsumojnë, transmeton lajmi.net.

Portokalli dhe grejpfruti përmbajnë një përbërës që kundërvepron me një enzimë në zorrën e hollë, e cila është përgjegjëse për absorbimin e thuajse gjysmës së të gjitha ilaçeve. Si rezultat, ky frut mund t’i bëjë ilaçet më të forta ose jo aq të forta sa duhet duke ndikuar në mënyrën si trupi i absorbon ato.

Sido që të jetë, ju duhet të shmangni çdoherë grejpfrutin dhe lëngun e portokallit nëse po mjekoheni me këto ilaçe:

Ilaçet për kancerin

– Crizotinib

– Dasatinib

– Erlotinib

– Everolimus

– Lapatinib

– Nilotinib

– Pazopanib

– Sunitinib

– Vandetanib

– Vemurafenib

Ilaçet kundër infeksioneve

– Erythromycin

– Halofantrine

– Maraviroc

– Primaquine

– Quinine

– Rilpivirine. /Lajmi.net/