Mori një veturë në auto sallon dhe nuk e ktheu, arrestohet shtetasja e Suedisë në Prishtinë
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Policia raporton se një vajzë nga Suedia ka marrë një veturë tek një auto salon, por që kjo e fundit nuk e ka kthyer veturën. Pas marrjes së informatës, policia ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje të dyshuarën, shkruan lajmi.net. “Veternik, Prishtinë 29.05.2024…
Lajme
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Policia raporton se një vajzë nga Suedia ka marrë një veturë tek një auto salon, por që kjo e fundit nuk e ka kthyer veturën.
Pas marrjes së informatës, policia ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje të dyshuarën, shkruan lajmi.net.
“Veternik, Prishtinë 29.05.2024 – 15:00. Me 31.05.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetas e Suedisë, pasi që e njëjta me 27.05.2024 në auto sallonin e ankuesit mashkull kosovar, i ka marr veturën me targa vendore dhe nuk ia ka kthyer. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”- thuhet në raport. /Lajmi.net/