Morena reagon e pikëlluar pas lajmit se Stambolli mbyllet për 48 orë

Morena ka një mesazh për të gjithë, pas lajmit se ndalohet të dilet jashtë për 48 orë në Stamboll.

ShowBiz

11/04/2020 08:02

Në kuadër të masave mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit, Stambolli do të mbyllet për 48 orë, shkruan lajmi.net.

Ky lajm e ka pikëlluar Morena Tarakun, e cila po jeton atje tash e një kohë, ajo shkruan e pikëlluar që larg saj e ka familjen.

“Unë kam qelluar larg familjes time: dhe tani qe degjova qe ne nuk mund te dalim 48h as tek dera e shtepise u merzita shume, dhe po lutesha q tna lejoj Zoti ti shofim edhe njehere sa me pare te afermit e zemres…”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Po ashtu, Morena thotë se gjithë ata që janë afër familjes ta duan sa më shumë njëri-tjetrin, ndërsa ata që i ka ndarë karantina, t’i luten Zotit që sa më shpejt të bëjë mrekulli e të takohen përsëri.

“Desha ta ndajme ju, sepse ky shkrim mund te ishte edhe tek ditari im dhe te mos e lexonte askush…por ta dish ti qe nuk je i vetmi qe ndihesh keshtu…E juaja Morena”, përfundon ajo. /Lajmi.net/