Morena me tjetër pozë atraktive mbi elefant në Tajlandë

Morena Taraku solli tjetër imazh joshës në pushimet në Tajlandë.

ShowBiz

24/01/2020 16:16

Morena Taraku këto ditë ka shijuar në maksimum pushimet në Tajlandë, ndërsa nuk i ka kursyer fotografitë e shumta nga atje, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ndau me ndjekësit edhe një tjetër fotografi ku shfaqet mbi elefant, ndërsa merr vëmendjen me linjat që i ekspozon në bikini.

“Tashmë më mungon ai”, është mbishkrimi që Morena ia ka lënë asaj fotografie.

Morena Taraku tash e një kohë po ndan jetën mes Turqisë dhe Kosovës, ndërsa është duke punuar rreth projekteve të reja muzikore. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B7tJap9FyYe/